Ndërlidhjet

Ka përfunduar marrja në pyetje e Bergdahl


Bowe Bergdahl, (ARKIV)
Bowe Bergdahl, (ARKIV)

Ushtria amerikane e ka marrë në pyetje ushtarin amerikan, Boëe Bergdahl, rreth kidnapimit të tij nga Talibanët , si pjesë të një hetimi për të parë nëse ai ka shkelur rregullat ushtarake.

Bergdahl, është marrë në pyetje për dy ditë nga gjeneralët e ushtrisë amerikane të cilët duhet të vendosin nëse ushtari duhet të akuzohet për dezertim pas largimit të tij nga njësiti ushtarak, në Afganistan në vitin 2009.

28 vjeçari është liruar nga talibanët në muajin maj, pas pesë vjetësh mbajtje si pjesë të një këmbimi me pesë të burgosur talibanë që mbaheshin nga ushtria amerikane në burgun e Guantanamos, në Kubë.

Disa ushtarë që kanë qenë pjesë e njësisë së njejtë me Bergdahl, kanë deklaruar se ai ka dezertuar.

Bergdahl ka punuar në një kamp ushtarak në shtetin federal të Teksasit, pas rikthimit të tij nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG