Ndërlidhjet

Sistani i bën presion Malikit për dorëheqje


Ajatollah Ali Sistani (ARKIV)

Ajatollah Ali Sistani (ARKIV)

Kleriku kryesor shiit në Irak, Ajatollahu Ali al Sistani, ka thënë se politikanët që kapen pas posteve të tyre bëjnë “gabim të madh”, një mesazh që po interpretohet si presion ndaj kryeministrit, Nuri al Maliki që të mos kërkojë një mandat të tretë.

Sistani, e ka bërë këtë deklaratë në kuadër të predikimit të rregullt të të premteve, i bërë publik përmes zëdhënësit në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

Ai iu ka kërkuar liderëve kryesor të Irakut që të zgjedhin një kryeministër i cili mund t’i jap fund krizës së sigurisë që paraqitet prej militantëve të Shtetit Islamik.

Maliki është pjesëtarë i shumicës shiite, ndërsa komunitetet sunnite, kurde dhe vet disa shiit e kanë akuzuar atë se po e udhëheqë një qeveri sektariane, duke shkaktuar zemërim i cili thuhet se e ka nxitur edhe kryengritjen sunnite.

Ai po e negocion mundësinë e mbajtjes së pushtetit për një mandat të tretë pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin prill.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë sot se Iraku ka nevojë për një qeveri që “përfaqëson interesat legjitime të të gjithë irakianëve” për t’iu kundërvënë suksesit të militantëve.

XS
SM
MD
LG