Ndërlidhjet

Talibanët vrasin katër policë afganë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Katër policë afganë janë vrarë nga Talibanët kur e kanë sulmuar një pikë kontrolli të policisë gjatë natës në krahinën jugore të Helmandit.

Forcat qeveritare raportohet se kanë bërë përpjekje që të rimarrin kontrollin në këtë pikë kontrolli.

Sulmi ka ndodhur derisa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry po qëndron në Kabul për bisedime me qëllim që të evitohet futja në një kaos politik pas mos pranimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Kerry, i cili ka shkuar dje në Afganistan, është duke u munduar që të bind të dy kandidatët për president, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullahu, që të pranojnë rezultatin e auditimit të fletave tq votimit dhe që të pajtohen për krjimin e qeverisë së unitetit.

XS
SM
MD
LG