Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore në Rripin e Gazës pasi militantët e kanë sulmuar Izraelin me raketa, pas përfundimit të armëpushimit tre ditor.

Personeli mjekësor palestinez ka thënë se një 10 vjeçar është vrarë dhe gjashtë persona të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror izraelit afër një xhamie në Gaza.

Rifillimi i dhunës është bërë pas bisedimeve që kanë zgjatur tërë natën në Kajro në mes të Izraelit dhe disa fraksioneve palestineze, por që e gjitha dështoi pasi palët nuk u pajtuan me kushtet e njëri tjetrit.

Kushti kryesor i palestinezëve ka qenë fundi i bllokadës izraelite për territorin palestinez dhe hapjen e një porti detar.

Izraeli ka insistuar në demilitarizimin e Rripit të Gazës, një kërkesë kjo që nuk është pranuar nga Hamasi.

Armëpushimi tre ditor që është arritur më 5 gusht, ka përfunduar një muaj pas nisjes së luftimeve të cilat morën jetën e 1900 palestinezëve dhe 67 izraelitëve.

XS
SM
MD
LG