Ndërlidhjet

Jahjaga kërkon luftimin e korrupsionit dhe radikalizmit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit me ushtruesin e detyrës së Kryeprokuririt të Kosovës, Sylë Hoxha
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit me ushtruesin e detyrës së Kryeprokuririt të Kosovës, Sylë Hoxha

Luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin.

Me këto fjalë i është drejtuar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha.

Njoftimi i bërë publik përmes një komunikate të presidencës, thuhet se presidentja ia ka kujtuar Zotëri Hoxhës “rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG