Ndërlidhjet

SHBA nis sulmet ndaj Shtetit Islamik


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zëdhënësi i Pentagonit ka thënë se aeroplanët ushtarak amerikanë kanë kryer sot sulm ndaj artilerisë së Shtetit Islamik e cila është përdorur kundër forcave kurde derisa këto të fundit e kanë mbrojtur qytetin verior të Irbilit.

John Kirby, përmes një komunikate ka thënë se dy aeroplanë ushtarakë amerikanë kanë lëshuar bomba të drejtuara me laser në një pjesë artilerike mobile, afër Irbilit.

Kirby ka thënë se militantët islamik kanë përdorur artilerinë e tyre që të granatojnë forcat kurde që po e mbrojnë Irbilin, ku gjendet edhe personeli amerikanë.

Sulmi është kryer pas autorizimit të dhënë nga presidenti amerikan.

XS
SM
MD
LG