Ndërlidhjet

Të dyshuar për kryerje të krimeve, arrestohen pesë ushtarë të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Hetuesit rusë thonë se kanë arrestuar pesë ushtarë ukrainas të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainën lindore.

Pesë nga të arrestuarti janë nga mesin i 400 ushtarëve ukrainas të cilët kaluan në Rusi në fillim të kësaj jave. Shumica e këtyre ushtarëve janë kthyer tashmë në Ukrainë.

Një zëdhënës i Komitetit Hetues të Rusisë, duke folur në Moskë tha se kishte prova, ku të ndaluarit kanë përdorur armë të rënda duke plagosur ose vrarë të paktën 10 civilë dhe duke shkatërruar 20 shtëpi në luftimet në rajonin Luhansk, ku separatistët pro-rusë po luftojnë forcat qeveritare të Ukrainës.

Hetuesit thanë se janë duke kërkuar nga gjykatësit që të ndaluarit të mbahne në paraburgim gjatë hetimeve.

XS
SM
MD
LG