Ndërlidhjet

Arrestohet aktivisti Aliyev në Azerbajxhan


Ilustrim
Ilustrim

Radio Evropa e Lirë, sherbimi për Azerbajxhanin, raporton se aktivisti i të drejtave të njeriut Intigam Aliyev është ndaluar në Baku.

Një gjykatë në Baku e ka akuzuar Aliyev për mos pagesë të taksave dhe veprimtari të paligjshme.

Aliyev i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se arrestimi i tij është i motivuar politikisht.

Aliyev është një aktivist i të drejtave të veteranëve dhe atij në vitin 2013, i është dhënë çmimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga organizata “Homo Homini” nga Republika Çeke.

Aliyev është njeri nga personat e fundit i arrestuar keto ditë në Azerbajxhan.

XS
SM
MD
LG