Ndërlidhjet

SHBA: Vala e dytë e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik


Aeroplani luftarak amerikan F-16
Aeroplani luftarak amerikan F-16

Forcat e Shteteve të Bashkuara e kanë lansuar valën e dytë të sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik (IS) në pjesën veriore të Irakut.

Pentagoni tha mbrëmë vonë se me aeroplanin pa ekuipazh dhe me katër aeroplanë luftarakë janë sulmuar caqet e Shtetit Islamik afër qytetit Irbil. Këto caqe ishin sulmuar edhe më herët gjatë ditës së djeshme.

Pentagoni ka njoftuar se pozicionet që janë sulmuar, ishin shfrytëzuar nga pjesëtarët e Shtetit Islamik për të lansuar sulme kundër forcave kurde, që e mbronin Irbilin, ku gjendet personeli i Shteteve të Bashkuara. Këto pozicione ishin shkatërruar nga sulmi ajror amerikan.

Uashingtoni, më vonë, ka shpallur se nga ajri është hedhur edhe rundi i dytë i furnizimeve për personat e zhvendosur në hapësirën veriore, Sinjar.

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka autorizuar sulmet ajrore në Irak, për ta mbrojtur personelin diplomatik dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara, në qytetin Irbil, dhe për ta parandaluar “aktin potencial të gjenocidit” kundër minoriteteve religjioze.

XS
SM
MD
LG