Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Është parandaluar hyrja e konvojit “humanitar” rus


Pamje e një konvoji të ushtrisë ukrainase afër një postblloku në Donjeck

Pamje e një konvoji të ushtrisë ukrainase afër një postblloku në Donjeck

Ukraina thotë se e ka parandaluar një përpjekje të Rusisë për t’i dërguar ushtarët matanë kufirit nën maskën e misionit humanitar.

Valeriy Chaliy, nga Zyra e presidentit urkainas, Petro Poroshenko, tha mbrëmë se “një konvoj i madh ka lëvizur kah kufiri ukrainas, i shoqëruar nga trupat ruse dhe pajisjet e rënda ushtarake”.

Ai theksoi se kjo lëvizje është parandaluar nëpërmjet kanaleve diplomatike, pa hyrë në detaje.

Zoti Chaliy tha se Kryqi i Kuq i ka hedhur poshtë pohimet se Rusia e kishte koordinuar këtë kolonë të dyshuar humanitare me këtë organizatë.

XS
SM
MD
LG