Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ndalohen fluturimet mbi Irak


Ilustrim

Ilustrim

Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara i ka ndaluar kompanitë ajrore amerikane nga fluturimi mbi Irak për shkak të shqetësimeve për siguri.

Kjo administratë tha mbrëmë se ndalimi bëhet për shkak të “situatës potenciale të rrezikshme” të krijuar nga luftimet ndërmjet militantëve dhe forcave të sigurisë së Irakut dhe aleatëve të tyre.

Kjo ndalesë u bë derisa Shtetet e Bashkuara i kanë lansuar sulmet ajrore në Irak kundër militantëve të Shtetit Islamik, që kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore dhe lindore të Irakut.

XS
SM
MD
LG