Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Terroristët nuk do të kenë strehim


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha sot se aksionet aktuale humanitare dhe ushtarake amerikane në Irak janë “gjëra të drejta”, derisa forcat amerikane kanë kryer më tepër furnizime nga ajri, për mijëra irakianë që fshihen në male nga militantët islamikë.

Forcat e Shteteve të Bashkuara, poashtu, e kanë lansuar edhe valën e dytë të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në pjesën veriore të Irakut.

Në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Barack Obama, tha se “trupat luftarake nuk do të kthehen për të luftuar në Irak”, por Shtetet e Bashkuara do të “ndihmojnë në parandalimin që këta terroristë të kenë strehë të sigurt të vazhdueshme” dhe se do të vazhdojnë të veprojnë, nëse kjo është “e domosdoshme”.

Pentagoni ka thënë se me furnizimet e fundit nga ajri ditën e sotme, janë shpërndarë 29 mijë shujta ushtarake amerikane dhe afro 5,500 litra ujë të pijshëm.

XS
SM
MD
LG