Ndërlidhjet

Pakistan: Nga përleshjet e policisë me protestuesit - disa të vrarë


Kleriku Tahir ul-Qadri (në mes)

Kleriku Tahir ul-Qadri (në mes)

Policia dhe dëshmitarët thonë se në disa qytete në Pakistan ka pasur përleshje ndërmjet policisë dhe mbështetësve të një kleriku antiqeveri, me ç’rast janë vrarë katër njerëz dhe një duzinë të tjerë janë plagosur.

Kjo dhunë, që shpërtheu dje, i ka shtuar tensionet para protestës më të madhe të paraparë për nesër, në qytetin Lahore.

Kleriku Tahir ul-Qadri, tha se shtatë mbështetës të tij janë vrarë në përleshje, por ky pretendim nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG