Ndërlidhjet

Kiev: Barrikadat në qendër u larguan


Pamje nga largimi i barrikadave në qendër të Kievit
Pamje nga largimi i barrikadave në qendër të Kievit

Punonjësit e qytetit dhe vullnetarët sot i kanë larguar edhe barrikadat e fundit, me të cilat ishte bllokuar rruga kryesore në qendër të kryeqytetit Kiev në Ukrianë, që ishin ngritur nga protestuesit prej dhjetorit të vitit të kaluar, e që kishin rezultuar me përmbysjen e qeverisë.

Por, një numër i protestuesve të përkushtuar kishin mbetur për të treguar se janë dyshues edhe ndaj autoriteteve të reja, megjithqë ish-presidenti, Viktor Yanukovich, ishte larguar nga Ukraina, në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa atë e kishte zëvendësuar udhëheqja e re.

Disa tenda kanë mbetur ende.

Prefekti i qytetit Kiev, Vitali Klitschko, i cili ishte njëri nga liderët e protestuesve kundër Yanukovichit, u ka thënë mediave ukrainase se ishte arritur marrëveshje me protestuesit për ta ripërtrië lëvizjen e lirë në Kiev.

XS
SM
MD
LG