Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë katër anëtarë të një familjeje


Ushtarët e Pakistanit gjatë patrullimit në kuadër të operacionit kundër militantëve

Ushtarët e Pakistanit gjatë patrullimit në kuadër të operacionit kundër militantëve

Zyrtarët në Afganistan thonë se militantët nga ky vend kanë depërtuar në shtëpinë e liderit antitaliban, Nazim Khan, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, duke e vrarë atë dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmë vonë në një vendbanim, 250 kilometra në veri të qytetit pakistanez, Peshavar.

Nga sulmi janë plagosur edhe dy pjesëtarë të familjes, përfshirë një grua, që është në gjendje kritike shëndetësore.

Pakistani e ka filluar një ofencisë ushtarake në pjesën veriperëndimore, pas një sulmi të talibanbëve në aeroportin e qytetit Karaçi, që është më i ngarkuari në Pakistan, me ç’rast janë vrarë dhjetëra njerëz.

Më se 500 militantë dhe 27 ushtarë janë vrarë gjatë ofensivës deri tash, sipas ushtrisë pakistaneze.

Nurmi i militantëve të vrarë nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG