Ndërlidhjet

Egjipt: Gjykata vendosi të shpërndahet krahu politik i VM-së


Sheshi Tahrir në Kajro
Sheshi Tahrir në Kajro

Një gjykatë në Egjipt ka vendosur sot që të shpërndahet Partia për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, e cila aktualisht është e ndaluar.

Gjykata Supreme Administrative në kryeqytetin Kajro këtë vendim e ka marrë pas disa akuzave kundër kësaj partie për involvim në akte ilegale.

Gjykata e ka ndaluar Vëllazërinë Myslimane në muajin shtator të vitit të kaluar, por në vendimin e atëhershëm nuk është përmendur krahu politik i saj, duke e lënë të hapur çështjen e lejimit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Por, me vendimin e sotëm, Vëllazërisë Myslimane i ndalohet pjesëmarrja politike në procesin zgjedhor.

Vendimi është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.

Autoritetet në Egjipt e kanë goditur Vëllazërinë Myslimane në korrik të vitit 2013, pasi ushtria e përmbysi presidentin islamist, Muhammad Morsi, i cili ishte edhe njëri nga liderët e saj.

Grupi vazhdimisht e ka hedhur poshtë çfarëdo lidhjeje me akte të dhunës, duke i akuzuar autoritetet për represion.

XS
SM
MD
LG