Ndërlidhjet

Obama: Nuk dihet se kur do të përfundojnë sulmet në Irak


Presidenti Obama gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Obama gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se forcat amerikane kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik, në pjesën veriore të Irakut, dhe i kanë shkatërruar armët dhe pajisjet, që përdoren nga grupi militant.

Mëtutje, gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se forcat amerikane do të vazhdojnë ta sulmojnë këtë grup, me qëllim që ta mbrojnë personelin e Shteteve të Bashkuara në këtë hapësirë dhe për t’i mbrojtur refugjatët, kryesisht pjesëtarë të grupeve të minoriteteve të Irakut, që janë larguar në rajonin e malit Sinjar, për të shpëtuar nga luftimet.

Presidenti amerikan tha se nuk ka orar se kur do të përfundojnë sulmet e Shteteve të Bashkuara në pjesën veriore të Irakut, kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Obama, poashtu, theksoi se nuk është e mundshme që problemet në Irak të zgjidhen brenda javësh.

“Kjo do të marrë kohë”, tha Obama.

XS
SM
MD
LG