Ndërlidhjet

Rusi: Pretendim për dëbim të nëndetëses amerikane


Pamje e një nëndetëseje atomike ruse
Pamje e një nëndetëseje atomike ruse

Një zyrtar i i marinës së Rusisë ka pretenduar se një anije e Flotës Veriore të Rusisë e ka detektuar dhe e ka përzënë në nëndetëse, që besohet se ishte e Shteteve të Bashkuara.

Ky zyrtar i paemëruar tha dje pasdite se forcat ruse nënujore e detektuan atë që “supozohet se ishte nëndetëse e marinës amerikane” në Detin Barenc, më 7 gusht.

Ky zyrtar tha se një grup i nëndetëseve sulmuese ruse dhe aeroplani luftarak Ilyushin II-38 ishin dërguar në këtë hapësirë për ta gjetur nëndetësen.

Por, sipaas zyrtarit rus, kontakti me nëndetësen e jashtme kishte zgjatur 27 minuta, e pastaj ajo ishte larguar nga ky rajon, dhe ka shtuar se “ky nuk ishte incidenti i tillë i parë” kohëve të fundit në Detin Barenc.

XS
SM
MD
LG