Ndërlidhjet

logo-print

Rripi i Gazës: Vazhduan sulmet ajrore izraelite


Pamje pas njjë sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës

Pamje pas njjë sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës

Zyrtarët në Rripin e Gazës thonë se nga sulmet ajrore izraelite sot janë vrarë tre palestinezë, përfshirë edhe një djalë të ri.

Mediat izraelite kanë raportuar se forcat ajrore izraelite kanë ndërmarrë sulme kundër 25 caqeve në Rripin e Gazës, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në luftimet e ripërtria prej se përfundoi armëpushimi triditësh më 8 gusht, nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë 14 palestinezë.

Gjatë kësaj periudhe, militantët palestinezë i kanë hedhur më se 100 raketa në territorin e Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha sot se qeveria e tij nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Hamasin, të ndërmjetësuara nga Egjipti, derisa vazhdojnë sulmet me raketa dhe predha nga Rripi i Gazës.

Ai tha se Izraeli “nuk do të zhvilloj negociata nën zjarr”.

Negociatorët palestinezë thanë se ata do të largohen nga kryeqyteti Kajro në Egjipt, nëse Izraeli nuk merr pjesë në negociata pa kushte.

Më se 1900 palestinezë janë vrarë prej fillimit të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës më 8 korrik.

Janë vrarë edhe 67 izraelitë.

XS
SM
MD
LG