Ndërlidhjet

Iran: Nga rrëzimi i aeroplanit – së paku 38 të vrarë


Pamje pas përplasjes së aeroplanit të udhëtarëve në Iran
Pamje pas përplasjes së aeroplanit të udhëtarëve në Iran

Zyrtarët e Iranit thonë se së paku 38 vetë janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur kur një aeroplan i udhëtarëve është përplasur sot gjatë ngritjes në aeroportin Mehrabad në kryeqytetin Teheran.

Më herët, mediat e udhëhequra nga shteti në Iran, kanë raportuar se të 48 njerëzit në aeroplan ishin vrarë.

Aeroplani i tipit Iran-140 ishte nisur për në qytetin lindor Tabas. Piloti i aeroplanit ishte shtetas i Ukrainës.

Aeroplani Iran-140 me 52 ulëse, është i prodhuar në Iran me teknologji të Ukrainës.

Në të kaluarën, në Iran ka ndodhur një varg i rrëzimit të aeroplanëve, ndërsa për këtë fajësohen aeroplanët e vjetër dhe mirëmbajtja e dobët.

XS
SM
MD
LG