Ndërlidhjet

Ukrainë: Vazhduan luftimet e ushtrisë me separatistët prorusë


Një shtëpi e shkatërruar në pjesën lindore të Ukrainës
Një shtëpi e shkatërruar në pjesën lindore të Ukrainës

Ministria e brendshme e Ukrainës tha se së paku dy ushtarë janë vrarë sot në qytetin lindor Illovaisk, derisa kanë vazhduar luftimet ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve prorusë.

Agjencia AP e ka cituar zëdhënësin e qytetit Donjeck, Maxim Rovinsky, që tha se një person është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur gjatë hedhjes së predhave në këtë qytet, që është nën kontrollin e forcave kryengritëse.

Për hedhje intensive të predhave është raportuar edhe në qytetin Krasnyi Luch, në pjesën lindore të Ukrainës.

Kjo dhunë u bë një ditë pasi separatistët prorusë thanë se janë të gatshëm për armëpushim për ta parandaluar “katastrofën humanitare”.

Por, zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, sot e ka hedhur poshtë këtë thirrje për armëpushim, duke thënë se kjo mund të bëhet vetëm atëherë kur kryengritësit t’i ulin armët e tyre dhe të dorëzohen, dhe ka theksuar se nisma duhet të “kryhet nga veprimet praktike e jo me fjalë”.

XS
SM
MD
LG