Ndërlidhjet

logo-print

Britania dhe Franca i ndihmojnë irakianët e zhvendosur


Pjesëtarë të njësiteve kurde që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak

Pjesëtarë të njësiteve kurde që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak

Britania dh Franca sot kanë dërguar ndihmë humanitare për mijëra civilë të zhvendosur në Irak, që janë larguar nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, arriti sot në Bagdad për ta nxitur shpërndarjen në pjesën veriore të Irakut, ku dhjetëra mijëra njerëz, shumica prej tyre nga minoriteti religjioz jazidi, janë larguar në male.

Fanbius tha se Franca do të ndihmoj me “disa tonelata” të ndihmave dedikuar personave të zhvendosur brenda në Irak.

Nga ana tjetër, dy aeroplanë britanikë kanë filluar të hedhin nga ajri ushqim, ujë, tenda, dhe llampa me energji solare, që shërbejnë edhe si mbushësa të telefonave mobilë, e të tjera.

Shtetet e Bashkuara tashmë disa ditë kanë filluar të dërgojnë ushqime dhe ujë me hedhje nga aeroplanët për pjesëtarët e minoritetit religjioz, jazidi, dhe kanë ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik të Irakut, të cilët kanë avancuar afro 20 kilometra kah qyteti Irbil, që është kryeqytet i rajonit autonom kurd në Irak.

XS
SM
MD
LG