Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: U mbyllën vendvotimet në zgjedhjet presidenciale


Pamje nga një vendvotim në Ankara në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Pamje nga një vendvotim në Ankara në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Vendvotimet në zgjedhjet e para direkte presidenciale në Turqi janë mbyllur, ndërsa duket se kryeministri aktual, Recep Tayyip Erdogan, do të triumfoj.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Abbas Djavadi, raporton nga Ankaraja se Erdogan pritet të fitojë më tepër se 50% të votave, kështu që nuk do të ketë nevojë për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Rivalë të tij në këto zgjedhje ishin: Ekmeleddin Ihsanoglu, kandidat i përbashkët i partive kryesore të opozitës në parlament, dhe Selahattin Demirtas, me kombësi kurde, që e udhëheq Partinë Demokratike Popullore të krahut të majtë.

XS
SM
MD
LG