Ndërlidhjet

Ukrainë: Gatishmëri për lejimin e ndihmave në Luhansk


Petro Poroshenko dhe Angela Merkel gjatë një takimi në Bruksel
Petro Poroshenko dhe Angela Merkel gjatë një takimi në Bruksel

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se është i gatshëm për ta pranuar misionin humanitar për qytetin Luhansk, në pjesën lindore, i cili është nën kontrollin e separatistëve prorusë, por vetëm nëse ky mision përbëhet nga një ekip i paarmatosur ndërkombëtar, që hynë në Ukrainë nga kalimet kufitare, të cilat janë nën kontroll të qeverisë në Kiev.

Këto komente zoti Proshenko i ka bërë gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar dje presidenca e Ukrainës.

Mëtutje, Poroshenko ka thënë se po diskuton me presidentin e Kryqit të Kuq, Peter Mauer, për një mision të tillë.

XS
SM
MD
LG