Ndërlidhjet

Raporti: Palestinezët janë pajtuar për armëpushim të ri 72 orësh


Ushtarët izraelitë duke u kthyer me tankun e tyre nga Rripi i Gazës në Izrael

Ushtarët izraelitë duke u kthyer me tankun e tyre nga Rripi i Gazës në Izrael

Raportet nga Egjipti thonë se grupet palestineze janë pajtuar për një armëpushim të ri 72 orësh në Rripin e Gazës.

Televizioni shtetëror i Ergjiptit ka raportuar se marrëveshja ndërmjet grupeve palestineze është arritur sot në Kajro, me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Egjipti po përpiqet t’i mbajë të gjalla bisedimet direkte ndërmjet iuzraelitëve dhe palestinezëve, pasi më 8 gusht kaloi armëpushimi treditor dhe vazhduan luftimet ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Zyrtarët izraelitë thanë se ata ende po diskutojnë për propozimin palestinez për armëpushim.

XS
SM
MD
LG