Ndërlidhjet

Militantët e braktisin Al Kaidën për Shtetin Islamik


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Agjencitë e spiunimit amerikan kanë zbuluar se grupacione të luftetarëve të degëve të Al Kaidës në Jemen dhe Afrikë kanë filluar t’i bashkohen organizatës që ka okupuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri, raporton Ëashington Post, mbështetur në informacionet emarra nga zyrtarë amerikanë.

Sipas këtij raporti të gazetës amerikane, rritja e shpejtë e “Shtetit Islamik” i atribohet arsyeve psikologjike dhe taktike.

Grupi kryesor i luftetarëve kanë fituar aftësitë e tyre gjatë luftimeve kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al Assad, por edhe kundër Shteteve të Bashkuara Amerikane kur kjo e fundit e okupoi Irakun.

Ky grup ka shfrytezuar bastisjet dhe haracin për të siguruar stoqe të armatimit dhe parave të gatshme.

XS
SM
MD
LG