Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet amerikane ndaj Shtetit Islamik


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Aeroplanët amerikanëkanë kryer edhe katër sulme të tjera ajrore kundër pozitave të Shtetit Islamik në veri të Irakut të shtunën.

Presidenti amerikan, Barack Obama megjithatë ka thënë se fushata ajrore nuk do tejkalojë objektivin e kufizuar që ai e ka paramenduar.

Të gjitha sulmet ajrore deri më tash janë kryer në rajonin e Sinjarit, në pjesën veriperëndimore të Irakut, ku militantët e kanë rrethuar dhe po kërcënojnë me vrasje rreth 40 mijë pjesëtarë të komunitetit Jezidi.

Sulmet e së shtunës sic raportojnë mediat amerikane, kanë arritur të shkatërrojnë automjete dhe kamionë ushtarak të Shtetit Islamik, ndërsa të gjithë aeroplanët amerikanë janë larguar nga zona e luftës të padëmtuara.

XS
SM
MD
LG