Ndërlidhjet

Erdogani zotohet për një ‘epokë të re’ në Turqi


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, është zotuar për fillimin e një “epoke të re” të ripajtimit në Turqi pasi ka fituar zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale.

Gjatë fjalimit ku e deklaroj fitoren në Ankara, Erdogan ka thënë: Sot ne po e përfundojmë një epokë dhe po ndërmarrim hapat e parë të një epoke të re”, ndërsa ka shtuar “ta fillojmë një pajtim të ri social dhe t’i lëmë diskutimet e vjetra, Turqisë së vjetër”.

Me shumicën e votave tashmë të numëruara, Erdogan ka fituar rreth 52 %.

Udhëheqësi i Komisionit Zgjedhor ka thënë se Erdogani e ka fituar shumicën absolute të votave në raundin e parë, por rezultatet finale do të bëhen publike sot.

Erdogani që është udhëheqës i partisë islamiste “Drejtësi dhe Zhvillim” ka qenë kryeministër i Turqisë prej vitit 2003.

XS
SM
MD
LG