Ndërlidhjet

Maliki e tregon forcën në Bagdad


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki (ARKIV)

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki (ARKIV)

Trupat që janë lojale ndaj kryeministrit irakian, Nuri al Maliki, janë vendosur në zona strategjike në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Zyrtarë të paidentifikuar kanë thënë se forcat e sigurisë janë vendosur në hyrjet kryesore të kryeqytetit, mbrëmjen e djeshme.

Disa rrugë raportohet se janë mbyllur si dhe disa ura kryesore.

Maliki dje është paraqitur në televizion duke thënë se ai e ka ndërmend të paraqes një ankesë kundër presidentit Fuad Masum, për “shkeljen e kushtetutës”.

Maliki, koalicioni i të cilit fitoj shumicën e ulëseve të parlamentit në zgjedhjet e prillit, e ka akuzuar presidentin e sapo zgjedhur irakian, nga komuniteti kurd, se ka dështuar që të emërojë kryeministrin e ri.

Vashingtoni ka thënë se “e përkrah plotësisht” Masumin në rolin e tij si garantues i kushtetuës së Irakut.

Nuri al Maliki është duke e kërkuar mandatin e tretë, por avancimi i shpejtë i militantëve islamik në perëndim dhe veri të Irakut gjatë verës, duke nxitur kështu thirrjet për dorëheqjen e tij.

XS
SM
MD
LG