Ndërlidhjet

Forcat ukrainase afër të rimarrin Donjeckun


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, ka thënë se forcat qeveritare janë duke u përgatitur për fazën finale të rimarrjes së qytetit të Donjeckut nga rebelët prorusë.

Andriy Lysenko, i ka thënë Reutersit se forcat e Kievit e kanë ndarë Donjeckun nga zonat e tjera të kontrolluara nga rebelët,më sakt me Lluhanskun në lindje të Ukrainës.

Mediat e Ukrainës raportojnë se Donjecku është granatuar edhe sot.

Ndërkohë, Dmytro Tymchuk,ekspert ushtarak që raporton për ngjarjet në Ukrainë, ka thënë se së paku dy pika kontrolli ukrainase janë sulmuar përgjatë kufirit me Rusinë.

Tymchuk gjithashtu ka raportuar se rebelët prorusë e kanë sulmuar edhe aeroportin e Lluhanskut me raketa “Grad”, ndërsa nuk është raportuar për viktima në këtë incident.

XS
SM
MD
LG