Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga e përshendet aksionin e policisë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur e kënaqur me operacionin policor gjatë të cilit janë arrestuar 40 persona me dyshimin se kanë marrë pjesë në luftërat e Irakut dhe Sirisë përkrahë organizatave terroriste, ISIS dhe Al Nusra.

Në një komunikatë të zyrës së presidentes, thuhet se zonja Jahjaga e ka “mirëpritur dhe vlerësuar lart aksionin e ndërmarrë sot nga mekanizmat e sigurisë dhe të drejtësisë...ndaj të dyshuarve për terrorizëm, për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe Irak”.

“Presidentja Jahjaga vlerësoi se qëllimi i operacionit - përmes të cilit u bë ndalimi i një numri të madh të dyshuarve dhe u bastisen shumë lokacione në nivel vendi, duke penguar veprimtari ilegale që ka për qëllim inkuadrimin e qytetarëve të Kosovës në kauza terroriste - është që të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e zhveshur nga terrorizmi dhe kriminaliteti, dukuri këto që po nënçmojnë traditën tonë të gjatë të tolerancës fetare dhe janë në kundërshtim të plotë të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë”, thuhet në komunikatën e presidences.

Presidentja e ka përsëritur deklaratën e bërë të para disa ditëve se Kosova “nuk do të jetë strehë e ekstremizmit dhe ritheksoi qëndrimin se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojnë që vendi ynë të shndërrohet në burim të aktiviteteve kriminale e terroriste që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues”.

XS
SM
MD
LG