Ndërlidhjet

Gjykata i jep të drejtë Malikut për pozitën e kryeministrit


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki gjatë një prej seancave parlamentare

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki gjatë një prej seancave parlamentare

Gjykata më e rëndësishme e Irakut ka vendosur ta njoh bllokun e kryeministrit aktual, Nuri al Maliki në parlament si grupin më të madh parlamentar, vendim ky që nënkupton se ai mund ta mbaj pozitën e kryeministrit edhe për një mandat të tretë.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme Federale, presidenti tani duhet t’ia kërkoj Malikut që të formojë qeverinë e re.

Maliki, i cili ka shërbyer së fundi si kryeministër në largim prej zgjedhjeve të prillit, kishte hedhur poshtë thirrjet e Sunnitëve, Kurdëve dhe disa shiitëve që të heq dorë nga pozita e kryeminstrit.

Maliki, i cili ka qenë kryeministër prej vitit 2006, është akuzuar se ka nxitur dhunë sektariane derisa vendi po përballet me kryengritjen islamike.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë sot se formimi i një qeverie stabile është “kritike” dhe e ka paralajmëruar Malikun që të mos shkaktojë probleme.

XS
SM
MD
LG