Ndërlidhjet

Qeveria e mbështet operacionin e Policisë së Kosovës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Operacioni i Policisë së Kosovës gjatë të cilët deri më tash janë arrestuar 40 persona me dyshimin se kanë luftuar në Siri dhe Irak krah terroristëve e ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë në largim të Kosovës.

Sipas komunikates së dërguar mediave, “Qeveria e Kosovës rithekson se organet shtetërore të Kosovës do të mbrojnë me vendosmëri vlerat tona civilizuese euro-atlantike, liritë individuale, sekularizmin, të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

Komunikata më tej iu bën ftesë qytetarëve të Kosovës që “me këmbëngulje të kundërshtojnë çfarëdo forme të shprehjes së ekstremizmit. Toleranca ndër-fetare dhe ndër-etnike, bashkëpunimi dhe komunikimi i ndërsjellë gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin vlera të pacenuara të shoqërisë sonë. Çdo kërcënim ndaj këtyre vlerave fondamentale të shtetit dhe shoqërisë sonë do të ndëshkohet pamëshirë”.

XS
SM
MD
LG