Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga e takoi Quint-in, prioritet lufta kundër terrorizmit


Pamje nga një pjesë e Prishtinës
Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot është takuar me ambasadorët e disa vendeve perëndimore në Prishtinë, me ç’rast i ka njoftuar ata për aktivitetin e institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

Mëtutje, siç njofton Presidenca e Kosovës, zonja Jahjaga ka theksuar se çështja e estremizmit dhe terrorizmit po trajtohet me përparësi të veçantë dhe se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet eksportuese e ekstremizmit dhe terrorizmit dhe as që do të shndërrohet në një bazë për elementet e tilla.

Presidentja Atifete Jahjaga, është shprehur se Kosova do të punoj për së afërti me shtetet mike për çrrënjosjen e këtij kërcënimi, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe më gjërë.

Ambasadorët e shteteve të Quint-it e vlerësuan lart angazhimin e presidentes Jahjaga dhe institucioneve përgjegjëse të sigurisë, duke theksuar mbështetjen e qeverive të tyre në parandalimin dhe luftimin e kërcënimit nga ekstremizmi, thuhet, pos tjerash, në kumtesën e Presidencës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG