Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Pas sulmeve artilerike – ikje masive nga burgu


Njerëzit në strehimore për të shpëtuar nga predhat artilerike në Donjeck

Njerëzit në strehimore për të shpëtuar nga predhat artilerike në Donjeck

Në pjesën lindore të Ukrainës, më se 100 të burgosur kanë ikur nga një burg në qytetin Donjeck, pasi ai ishte goditur nga predha artilerike në luftimet ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve prorusë.

Raportohet se një i burgosur është vrarë nga ky sulm.

Këshilli i qytetit të Donjeckut ka njoftuar se në këtë burg me siguri të lartë, ndodheshin kriminelë të rrezikshëm, ndërsa ndër të burgosurit e ikur ka të dënuar për vrasje, plaçkitje dhe vjedhje.

Nga ana tjetër, Andriy Lysenko, zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës, tha se forcat qeveritare po i bëjnë përgatitjet e fundit për ta rrimarrë qytetin e Donjeckut, i cili aktualisht është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG