Ndërlidhjet

SHBA: Hillary Clinton e kritikon presidenin Obama për Irakun


Hillary Clinton

Hillary Clinton

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka fajësuar politikën e presidentit, Barack Obama, për rritjen e militantëve islamikë në Irak dhe Siri.

Në një intervistë të publikuar dje në The Atlantic, zonja Clinton në mënyrë specifike e ka fajësuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të mbetur në margjina të kryengritjes kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Ajo tha se ky vendim “ka lënë vakuum të madh, të cilin xhihadistët” e Shtetin Islamik tash e kanë plotësuar.

Pritet gjërësisht që Hillary Clinton do të garoj për presidente të Shteteve të Bashkuara, në zgjedhjet në vitin 2016.

Derisa ishte sekretare e shtetit, gjatë mandatit të parë të presidentit Obama, ajo ishte angazhuar për armatimin e kryengritësve të moderuar të Sirisë, por nuk kishte pasur sukses.

Zonja Clinton ishte intervistuar nga The Atlantic para vendimit të presidentit Obama, më 7 gusht, për autorizimin e sulmeve të kufizuara ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, që kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore të Irakut, prej muajit qershor.

XS
SM
MD
LG