Ndërlidhjet

logo-print

Ferizaj: Kryetari i Komunës e ka mbështetur operacionin e policisë


Pamje nga qyteti i Ferizajt

Pamje nga qyteti i Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça, sot ka shprehur mbështetje të plotë për operacionin e forcave të rendit të Kosovës, me rastin e arrestimit të personave, që besohet të jenë të lidhur me zhvillimet politike dhe luftarake në Siri dhe Irak.

“Kosova është themeluar si shtet laik i të gjithë qytetarëve të barabartë, me të drejta për t’i manifestuar bindjet dhe vlerat e tyre politike, kombëtare, fetare, etj”, tha zoti Svarça, dhe ka shtuar se “këto të drejta themelore, nuk duhet të shfrytëzohen me qëllim që të propagandohen doktrina që thërrasin për të ashtuquajturën “luftë të shenjtë” ndaj besimeve a bindjeve të tjera politike e fetare”.

Sipas tij, ngjarjet e fundit në Irak dhe Siri, “lufta ndërmjet feve e sekteve, aq më tepër përfshirja e kosovarëve në to, përbën një shqetësim të madh për të gjithë ne”.

Sot në mëngjes, policia e Kosovës i ka arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, pas bastisjeve të kryera në 60 lokacione.

Disa nga të arrestuarit vijnë nga Ferizaj.

XS
SM
MD
LG