Ndërlidhjet

Ka vdekur ish-portieri i njohur Vlladimir Beara


Ish-portieri i njohur jugosllav dhe i Kroacisë, Vlladimir Beara, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Lidhja e Futbollit e Kroacisë ka njoftuar se Beara ka vdekur sot në qytetin e tij të lindjes, Split.

Në vitin 1952, Beara e pat siguruar medaljen e argjendtë olimpike për seleksionin futbollistik të ish-Jugosllavisë.

Ai poashtu, ka luajtur për ish-Jugosllavinë në tri kampionate botërore. Gjithsej, Beara i ka luajtur 59 takime në fanelën e ish-Jugosllavisë.

Në fillim të karrierës së tij futbollistike, ai kishte mbrojtur për Hajdukun e Splitit, e pastaj në vitin 1955 ishte transferuar në Beograd, ku ka luajtur për ekipin Cervena Zvezda.

Kur në vitin 1963 e mori Topin e Artë të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), ish-portieri i Bashkimit Sovjetik, Lev Yashin, raportohet se kishte thënë: “unë nuk jam portieri më i mirë në botë; ky është Vlladimir Beara”.

Prej vitit 1960 e deri në vitin 1964, Bera ka luajtur në Gjermani.

Pas pensionimit, ishte trajner i ekipeve në Evropë dhe në Kamerun.

XS
SM
MD
LG