Ndërlidhjet

Vlerësohet si e tmerrshme fotografia e djaloshit me kokë të prerë në dorë


Tony Abbott

Tony Abbott

Liderët australianë dhe amerikanë thonë se janë të tmerruar nga fotografia e djaloshit të ri, i cili e mbanë një kokë të prerë në Siri, që është publikuar në mediat e Australisë.

Në fotografi paraqitet djaloshi 7 vjeçar, që besohet se është djali i militantit islamik më të kërkuar në Australi, Khaled Sharrouf, duke e mbajtur kokën e prerë të një ushtari të vrarë të Sirisë.

Kjo fotogradi ishte bërë në qytetin Raqqa në pjesën veriore të Sirisë, dhe është postuar në faqen e Sharroufit në Twitter, javën e kaluar.

Sharrouf ka shkuar në Siri, vitin e kaluar, dhe tash besohet se është luftëtar i Shtetit Islamik.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se fotografia tregon se sa barbare është “ushtria terroriste” e Shtetit Islamik.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, duke folur në Australi, tha se militantët janë “kërcënim për botën e civilizuar”.

XS
SM
MD
LG