Ndërlidhjet

Ukrainë: Qindra ushtarë të vrarë gjatë luftimeve katërmujore


Andriy Lysenko
Andriy Lysenko

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se gjithsej 568 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë katër muajve të kaluar në luftimet me separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës. Mëtutje, ai i ka deklaruar agjencisë Reuters, se të plagosur janë 2,120 ushtarë.

Këto komente u bënë derisa në pjesën lindore të Ukrainës, më se 100 të burgosur sot kanë ikur nga një burg në qytetin Donjeck, pasi ai ishte goditur nga predha artilerike në luftimet ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve prorusë.

Raportohet se një i burgosur është vrarë nga ky sulm.

Këshilli i qytetit të Donjeckut ka njoftuar se në këtë burg me siguri të lartë, ndodheshin kriminelë të rrezikshëm, ndërsa ndër të burgosurit e ikur, ka të dënuar për vrasje, plaçkitje dhe vjedhje.

Ushtria e Ukrainës tha se forcat qeveritare po i bëjnë përgatitjet e fundit për ta rrimarrë qytetin e Donjeckut, i cili aktualisht është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG