Ndërlidhjet

Irak: Presidenti nuk e mandatoi Nuri al-Malikin


Pamje nga një pjesë e Bagdadit
Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Raportohet se presidenti i Irakut, Fuad Masum, ka kërkuar që politikani i njohur shiit, Haidar al-Abadi, ta formoj qeverinë e re të Irakut.

Kjo lëvizje e presidentit të Irakut u bë pasi blloku kryesor parlamentar shiit në Irak, Aleanca Kombëtare, e ka nominuar zotin al-Abadi, për postin e kryeministrit, e jo kryeministrin aktual, Nuri al-Maliki.

Maliki ishte akuzuar për nxitjen e dhunës sektare, derisa Iraku është i përfshirë në luftimin e kryengritësve islamikë, por ai i kishte hedhur poshtë thirrjet nga politikanët sunitë, kurdë dhe shiitë, që të tërhiqet.

Nuri al-Maliki ishte kryeministër prej vitit 2006 dhe aktualisht është ushtrues i detyrës, prej se kanë përfunduar zgjedhjet në muajin prill.

Ai e ka akuzuar presidentin Masum për shkelje të rregullave kushtetuese, duke e vonuar nominimin e tij.

XS
SM
MD
LG