Ndërlidhjet

QUINT-i kërkon vigjilencë ndaj ekstremizmit të dhunshëm


Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mirëpresin aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në kapjen e të dyshuarve për terrorizëm, dhe kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme ndaj kërcënimit nga ekstremizmi i dhunshëm.

Në një komunikatë të përbashkët, këto ambasada, në përbërje të grupit QUINT, kanë nënvizuar se “lufta kundër përhapjes së ideologjive ekstremiste kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë së Kosovës, si dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar”.

“ Ne jemi të përkushtuar të punojmë me autoritetet e Kosovës gjersa ato i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të garantuar sigurinë publike brenda sundimit të ligjit. Apelojmë te të gjitha institucionet relevante të Kosovës që të zgjerojnë mjetet ligjore në dispozicion në mënyrë që të luftohen sfidat e tilla të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG