Ndërlidhjet

Rasmussen: Rusia mund të ndërhyjë në lindje të Ukrainës


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se ka “gjasë të mëdha” që Rusia do të intervenoj ushtarakisht në pjesën lindore të Ukrainës, “nën maskën e operacionit humanitar”.

Mëtutje, zoti Rasmussen i tha sot agjencisë Reuters, se NATO-ja nuk sheh shenja se Moska po i tërheq trupat e saja nga afërsia e kufirit me Ukrainën.

“Ne shohim se rusët po zhvillojnë tregim dhe pretekst për operacion të tillë, nën maskën e operacionit humanitar dhe ne shohim grumbullim të ushtrisë, që mund të përdoret për kryerjen e operacioneve të tilla ilegale ushtarake në Ukrainë”.

XS
SM
MD
LG