Ndërlidhjet

Përfaqësuesit e lartë të organizatës Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, nuk janë lejuar të hyjnë në Egjipt, ku ata synonin ta paraqisnin raportin për vrasjet masive të protestuesve nga forcat e sigurisë vitin e kaluar.

Drejtori ekzekutiv i HRW-së, Kenneth Roth, është mbajtur gjatë natës në aeroprtin e Kajros dhe ishte në pritje të vendosej në një aeroplan për tu kthyer prapa në Shtetet e Bashkuara.

Shefja e HRW-së për Lindje të Mesme dhe Arfikën Veriore, Sarah Leah Whitson, në rrjetin Twitter tha se ajo ishte mbajtur më tepër se 12 orë, para se është dëbuar për “shkaqe të sigurisë”.

Më se 600 mbështetës të presidentit të përmbysur islamist, Muhammad Morsi, dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ishin vrarë kur policia ndërhyri kundër protestuesve në pjesën lindore të kryeqytetit Kajro.

Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe islamistët kanë thënë se ky numër është më i madh.

HRW ka shprehur alarm ndaj goditjes së autoriteteve kundër atyre që mendojnë ndryshe, prej përmbysjes së Morsit në korrik të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG