Ndërlidhjet

Bashkësia Islame mbështet aksionin e policisë


Foto nga arkivi, Prishtinë 2012
Foto nga arkivi, Prishtinë 2012

Bashkësa Islame e Republikës së Kosovës e ka përkrahur aksionin e sotëm të autoriteteve të rendit në Kosovë, gjatë të cilit janë arrestuar 40 persona, nën dyshimin se janë rreshtuar në anën e organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste në Irak dhe në Siri.

“Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura ndaj kujtdo qoftë që rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe rendin kushtetues të vendit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga BIK-u.

“Ftojmë qytetarët tanë që të përkrahin organet e shtetit dhe të mos bien pre e individëve të papërgjegjshëm e të pa adrese që manipulojnë fenë për qëllime johumane e jo fetare. Bashkësia Islame e Kosovës, edhe njëherë fton besimtarët e në veçanti të rinjtë tanë, që të mos bien pre e grupeve të ndryshme që thirren në emër të të ashtuquajturit xhihad e njëfarë Halifati”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

XS
SM
MD
LG