Ndërlidhjet

Shah: Kasparovi humbi në zgjedhjet për kryetar të FIDE-s


Garry Kasparov, legjendë e shahut dhe kundërshtar i zëshëm i presidentit rus, Vldimir Putin, ka humbur në përpjekjet e tij për tu zgjedhur president i Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), nga presidenti aktual i kësaj organizate, Kirsan Ilumzhinov.

Zoti Ilumzhinov fitoi me 100 vota për dhe 61 kundër, në zgjedhjet e sotme, që u zhvilluan në qytetin Tromso të Norvegjisë, ka njoftuar një zyrtar pas përfundimit të votimeve.

Kirsan Ilumzhinov, ish-lider i republikës ruse, Kalmikia, i cili pretendon se njëherë ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorët, ka pasur mbështetje të fuqishme të qeverisë së Rusisë.

Kasparovi, ish-kampion botëror në shah, dhe mbështetësit e tij, thonë se ekscentricitetet e Ilumzhinovit dhe orgjinina e paqartë e pasurisë së tij, i largojnë sponzorët perëndimorë të shahut.

XS
SM
MD
LG