Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Rusia dërgon konvoj “humanitar” brenda Ukrainës


Tanket ruse gjatë një ushtrimi të sotëm

Tanket ruse gjatë një ushtrimi të sotëm

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, se Rusia po dërgon konvoj “humanitar” brenda në Ukrainë, me mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Barroso i ka tërhequr vërejtjen Putinit kundër çfarëdo aksioni në Ukrainë, përfshirë edhe atë humanitar.

Sekretari i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka pretenduar sot se kishte arritur marrëveshje me Kijevin për dërgime humanitare brenda në pjesën lindore të Ukrainës.

Por, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se misioni humanitar do të lejohej të hynte vetëm nëse “është ndërkombëtar dhe pa kurrfarë përcjelljeje ushtarake” nga forcat e Rusisë.

XS
SM
MD
LG