Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Rohani i kritikon kundërshtarët e bisedimeve atomike


Hassan Rohani

Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i ka kritikuar ashpër pjesëtarët e linjës së fortë, që e kundërshtojnë marrëveshjen me fuqitë botërore lidhur me programin atomik iranian, duke i quajtur “frikacakë politikë”.

“Cdoherë kur ne bëjmë negociata, ata tronditen”, tha Rohani, dhe shtoi “shkoni në ferr dhe kërkone ndonjë vend të nxehtë”.

Rohani u bë president në gusht të vitit të kaluar dhe pastaj i ka rifilluar bisedimet atomike me perëndimin, të cilat ishin ndalur gjatë presidencës së paraardhësit të tij, Mahmud Ahmadinejad.

Aktualisht, Irani dhe fuqitë botërore ende nuk kanë arritur një marrëvshje afatgjatë për programin atomik iranian.

XS
SM
MD
LG