Ndërlidhjet

logo-print

A. Saudite: Dënohen 4 vetë për pjesëmarrje në luftëra të jashtme


Pamje e kufirit të Arabsië Saudite me Irakun

Pamje e kufirit të Arabsië Saudite me Irakun

Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite ka raportuar mbrëmë se katër meshkuj sauditë janë dënuar me burg për shkak të akuzave se kanë marrë pjesë në luftëra të jashtme.

Këtë vit Arabia Saudite e ka miratuar ligjin me të cilin penalizohet pjesëmarrja në konfliktet e jashtme, ndërsa parashihen dënime me burg deri në 20 vjet.

Gjykata Speciale Penale në kryeqytetin Rijad, që ishte krijuar për gjykimin e rasteve të terrorizmit, i ka dënuar me burg katër personat e përmendur me kohëzgjatje prej 4 e deri në 34 muaj.

XS
SM
MD
LG