Ndërlidhjet

Ukrainë: Pajtueshmëri për mision ndërkombëtar humanitar


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se ai është pajtuar për një mision humanitar ndërkombëtar, në të cilin përfshihet bashkëpunimi nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Rusia, dhe të tjerët, por i cili do të udhëhiqej nga Kryqi i Kuq.

Poroshenko tha se misioni e ka bekimin e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara.

Petro Poroshenko, tha se çfarëdo misioni humanitar duhet të jetë “ndërkombëtar dhe pa kurrfarë përcjelljeje ushtarake” nga forcat e Rusisë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, se Rusia po dërgon konvoj “humanitar” brenda në Ukrainë, me mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Barroso i ka tërhequr vërejtjen Putinit kundër çfarëdo aksioni të njëanshëm në Ukrainë, përfshirë edhe atë humanitar.

XS
SM
MD
LG